Kryesia e Vetëvendosjes është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
I pari që doli nga mbledhja ishte kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai para gazetarëve tregoi se çka u bisedua brenda në mbledhje.
“Në mbledhje diskutuam për dorëheqjet e anëtarëve të partisë”, tha Ahmeti.
I pyetur se si e komenton dorëheqjen e Dardan Sejdiut nga çdo funksion në Vetëvendosje, Ahmeti tha se për këtë duhet pyetur Dardanin e jo atë.
Shpend Ahmeti për Indeksonline ka thënë se e lëshoi mbledhjen për shkak të disa takimeve që ka në komunë.