Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, dëshiron të ribashkohet me ish-bashkëpartiakun e tij, Ilir Dedën, tash anëtar i Alternativës, por thotë se kjo nuk do të ndodhë tash.
Në Rubikon të KTV-së, Ahmeti ka thënë se e sheh këtë parti si më afër PSD-së se sa që kishte qëndrime të përbashkëta me LDK-në me të cilën ishte në një Grup Parlamentar deri vonë.
“Nuk do të bashkohet Alternativa më neve. Vullneti e dëshira jonë do të ishte që t’i ftojmë ata të jenë me neve në grupin parlamentar. Nuk i kemi ftuar në subjekt pasi i kanë degët e tyre dhe qëndrimet e tyre por janë më afër me neve se sa ishin me LDK-në”, ka thënë Ahmeti.