Shpend Ahmeti emëron zyrtarisht këta pesë drejtorë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë emërimin e pesë drejtorëve dhe shefit të kabinetit.

Të gjithë emrat e drejtorëve të emëruar janë persona që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar dhe të gjithë vinë nga kampi i Shpend Ahmetit, derisa drejtorët e partnerëve të koalicionit nuk janë mandatar ende. Në mesin këtyre emrave mungon vetëm ai i drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi, shkruan lajmi.net.

Këta janë emrat e drejtorëve të emëruar:

Muhedin Nushi –Drejtor i Administratës, Nora Kelmendi –Kadastër, Arben Vitia –Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ardian Olluri – Urbanizëm, Genc Bashota – Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

Dihet që disa drejtori janë ndarë edhe për partneret e koalicionit AKR-AAK, por që emrat e drejtorive për ta ende nuk janë zyrtarizuar.

Diellza Kelmendi e cila ka qene në protokoll, është emëruar shefe e kabinetit.

Para disa jave në opinion është zbuluar se Vetëvendosje ka përçarje dhe mospajtime të thella brenda subjektit, dhe si rrjedhojë e kësaj partia është pozicionuar në dy kampe. Ish-drejtori i Prishtinës, Hysen Durmishi është pozicionuar krahun e Albin Kurtit, derisa sipas analistëve, tresha e fuqishme, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj e Visar Imeri janë pozicionuar në krahun tjetër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme