Shpend Ahmeti gjatë fushatës nuk planifikonte kredi për autobusët

Komuna e Prishtinës ka marrë kredi rreth 10 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH, nga ku një pjesë të parave do t’i përdor për blerjen e 51 autobusëve të rinj për rregullimin e transportit publik. Por, kryetari Shpend Ahmeti gjatë zgjedhjeve kishte paraqitur një plan tjetër për rregullimin transportit publik, i cili nuk parashihte hyrjen në huamarrje.

Para pak javëve, Qeveria e Kosovës ka dhënë garanci lidhur me kredinë e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH për ndërmarrjen publik Lokale “Trafiku Urban”, për furnizimin e saj me 51 autobusë të rinj, që do të operojnë në gjashtë linja të kryeqytetit.

Por, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur Shpend Ahmeti po shpaloste programin e tij për kryetar, projektin më të fuqishëm e kishte rregullimin e Transportit publik. Ai në planin e tij nuk kishte premtuar kredi për rregullimin e transportit, por tërheqjen e donacioneve dhe se transporti urban nuk arrin të mbulohen nga kompania publike do të analizohej mundësia e koncesionimit.

Madje, sipas premtimit të dhënë gjatë zgjedhjeve, plani i tij për transportin tashmë është dashur të jetë i implimentuar, shkruan lajmi.net.

Dihet që kthimi i kredisë do të fillon nga viti 2018 nga të hyrat e Trafikut Urban dhe në atë kohë skadon mandati kryetarit të Prishtinës.

Deri më tash ajo që dihet është se, Komuna e ka përzgjedhur fituesin e tenderit për furnizim me autobus, por nuk e ka publikuar emrin e fituesit. Lajmi.net, ditë më parë ka raportuar se kompania e përzgjedhur është “Iveco” dhe se ka qenë në mesin e kompanive më të shtrenjta që kanë ofertuar.

Plani i Shpend Ahmetit gjatë zgjedhjeve që ishte shpalosur gjatë zgjedhjeve për transportin publik, figuron edhe në ueb-faqen e Lëvizjes Vetëvendosje. /Lajmi.net

Plani i Shpendit:

“Lëvizja Vetëvendosje! nuk e trajton kompaninë “Trafiku urban” në Prishtinë si barrë buxhetore, dhe se me planin tonë “Trafiku urban” do të shndërrohet në aset të rëndësishëm për secilin qytetar të Prishtinës, i cili pas implementimin të këtij plani do të zgjedh trafikun publik për të udhëtuar e jo makinën private”.

Listimi i problemeve aktuale me të cilat ballafaqohet trafiku publik:

–    tërheqja e lartë e makinave në qendër të qytetit në orët kulmore të qarkullimit të automjeteve

–    sistemi i trafikut publik është zgjeruar pa plan të detajuar

–    shumë prej linjave aktuale të autobusëve janë të mbivendosura

–    nuk ka hierarki të linjave aktuale të autobusëve siç është praktikë e trafikut publik

–    deri më tani pushteti lokal strategji të vetme e ka pasur arnimin e situatës.

–    vërehet një devijim i madh i qarkullimit të autobusëve nga linja deklaruar zyrtarisht dhe qarkullimit real të autobusëve nëpër qytet.

Pas paraqitjes së problemeve kryesore me të cilat ballafaqohet trafiku publik, Shpend Ahmeti e ka paraqiti planin konkret të Vetëvendosje!-s për zgjidhjen e problemeve në këtë fushë:

Brenda 6 muajsh do të bëhet mca (multi criteria analyses) për zhvillimin e rrjetit, që do të bazohet në këto parime:

–    shkurtimi i kohës mesatare që shpenzon pasagjeri gjatë shfrytëzimit të trafikut publik

(koha e ecjes deri në stacionin e radhës, pritjes së autobusit, vozitjes dhe e transferimit)

–    thjeshtësimi i linjave

–    shtrirja e linjave në të gjitha pjesët e qytetit si dhe stacionet e autobusëve nuk duhet të jenë më larg se sa 300 metra nga çdo shtëpi apo banesë e qytetarit

–    shtrirja e linjave për mbulim të qarkullimit të punëtorëve

–    minimizimi i mbivendosjes së linjave

–    të zvogëlohet numri i transferimeve nga linja në linjë për të arritur deri te destinacioni përfundimtar

Menjëherë pas kësaj analize do të krijohet sistemi i ri i linjave bazuar në analizën mca, sistem ky i cili do të ndërtohet në këto parametra:

–    një linjë kryesore në unazën e brendshme të qytetit që lidh pikat kryesore të qendrës

–    niveli i dytë i linjave që bën lidhjet e arterieve kryesore me qendrën e qytetit

–    niveli i tretë i lidhjeve lokale nëpër qytet

Ky plan do të mundësojë këto shërbime:

–    linjat kryesore të qytetit do të kenë të instaluar sistemin e gps përcjelljes, që udhëtarët të dinë saktësisht ku gjenden autobusët  – investim ky që ka kosto prej vetëm 18 mijë euro

–    pastërtia në autobusë do të jetë prioritet për të tërhequr sa më shumë udhëtarë drejt trafikut urban e sa më pak drejt makinave personale

–    do të avancohet sistemi i pagesave të biletave me teknologji moderne

–    trafiku urban do të jetë falas për pensionistët, rastet sociale dhe grupe të tjera të shoqërore në nevojë

–    në arteriet kryesore, posaçërisht ato që ballafaqohen me trafik kulmor gjatë pjesëve të caktuara të ditës, një korsi do të jetë e rezervuar vetëm për autobusët, taksitë dhe makinat e emergjencës

Shpend Ahmeti e mbylli paraqitjen e planit për trafikun publik duke thënë se, “Trafiku urban” me vetëvendosje!-n do të mbetet kompani publike për ofrimin e shërbimeve. “Natyra publike e kompanisë do të ndihmojë në tërheqjen e donacioneve dhe se vetëm kur pjesë të trafikut urban nuk arrin të mbulohen nga kompania publike do të analizohet mundësia e koncesionimit. por ajo që është më e rëndësishmja është që “Trafiku urban” do të jetë një sistem unik i transportit me rregulla, standarde dhe shenja të njëjta”, ka thekuar Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme