Kryetari aktual i Prishtinës, njëherit edhe kandidat, Shpend Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën pas paraqitjes së sontme në debatin që u mbajt ndërmjet kandidatëve për kryeqytetin, në Klan Kosova.
Ai ka thënë se Prishtina më nuk mund të bllokohet dhe se më 22 tetor do të ketë krah të saj edhe Kuvendin komunal, me shumicë nga Vetëvendosje.
Ai shtoi se mandati i ardhshëm do të ketë karakter zhvillimor
Ja shkrimi i plotë i tij në Facebook:
Faleminderit për mesazhet e shumta mbështetëse për paraqitjen në debatin e sontëm tek Klan Kosova. Prishtina më nuk mund të bllokohet. Prishtina më 22 tetor do të ketë krahë të saj edhe Kuvendin Komunal, me shumicë nga VETËVENDOSJE!.
Prishtina tani është qytet që iu takon qytetarëve të vet, në këto katër vite qytetarët janë kthyer në pronarë të vërtete të qytetit, aktiv, kërkues dhe pjesëmarrës në vendimet e mëdha të qytetit.
Mandati i ardhshëm do të ketë karakterin zhvillimor. Prishtina, qytet në çdo lagje do të thotë se çdo banor i Prishtinës do ta ndjejë veten si të barabartë në pranimin e shërbimeve.
10 fushat dhe 100 zotimet për Prishtinën qytet në çdo lagje i gjeni duke vizituar sajtin: http://www.perprishtinen.com/programi/