Shpend Ahmeti premton 1.5 milion euro në vit për bujqit e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës, 90 për qind të sipërfaqes së vet e ka zonë rurale. Gjatë 4 viteve të kaluara e kemi krijuar Drejtorinë e Bujqësisë, në mënyrë që të mund t’iu ndihmojmë sa më shumë bujqve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve.

Kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë vizitës që i bëri disa serave që ka subvencionuar Komuna në fshatrat e Prishtinës.

“Një pjesë e madhe e tokës në Prishtinë, është e kategorisë A. Këto produkte, përmes tregut të prodhimeve vendore, arrijnë deri tek qytetarët që janë të interesuar t’i blejnë ato. Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe agjension zhvillimore austriak ADA, për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë. Me këta hapa konkret, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”, tha Ahmeti.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme