Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje banorëve të Fushë-Kosovës që të mos votojnë ‘patriotët me bateri’.
“Hashim Thaçi në një gazetë kroate kishe thënë se disa liderë kanë mungesë patriotizmi. Për herë të parë pajtohem me të – sepse patriotizëm do të thotë dashuri për atdheun. Ata vetë kanë mungesë patriotizmi duke filluar nga Thaçi dhe nga ata që i bën koalicionet e natës”, ka thënë Ahmeti.
Madje, sipas kryetarit të Prishtinës, kjo duhet të jetë arsyeja që më 11 qershor, siç thotë ai, t’u thuhet jo ‘patriotëve me bateri’.
Ahmeti ka thënë se me qeverisjen e VV’së Kosova do të punonte në arritjen e synimeve dhe anëtarësimit në BE.
“Me Vetëvendosjen do të ngjitemi shkallëve përpjetë deri sa të arrijmë synimet tona dhe të anëtarësohemi në BE”.
Krejt këto, i pari i Prishtinës i tha para qytetarëve të Fushë-Kosovës në tubim zgjedhor./gazetametro.net