Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kujtuar aktivistin e ndjerë Astrit Deharin.
Sot bëhen një vit që kur Dehari ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Ahmeti ka thënë se secili qytetar duhet të kërkojë drejtësi për Astritin, sepse kjo do të thotë drejtësi për gjithë ne.
Shkrimi i tij i Ahmetit:
1 vit pa drejtësi!
1 vit pa Astritin!
Secili qytetar i Republikës duhet ta kërkojë drejtësinë për Astritin sepse kjo do te thotë drejtësi për gjithë ne.
#drejtësipërAstritin