Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas debatit rreth çështjes së xhamisë qendrore në Prishtinë, pasi një grup qytetarësh filluan mbledhjen e nënshkrimeve në një peticion online përmes të cilit kërkojnë që ndërtimi i këtij objekti fetar të bëhet sipas ligjit dhe kritereve, përcjell gazetametro.net

Përmes Facebook’ut, Ahmeti ka thënë se çështja e kësaj xhamie nuk lidhet me fenë dhe siç është shprehuar ai, ‘ne nuk frigohemi nga këto tema sepse s’jemi të ndarë në islamista e islamofobë’.

“Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta”, shkruan Kryetari i Prishtinës.

Ahmeti ka marrë akuza të ndryshme nga rivalët politikë rreth çështjes së xhamisë. Nga Ismet Beqiri i LDK’së ai u akuzua se po e përdor për qëllime elektorale këtë objekt fetar, kurse anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra, tha që Shpend Ahmeti qëndron prapa iniciativës për bllokimin e këtij projekti përmes shoqërisë civile.

Publikimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Per PDK dhe satelitet e saj:

Sabër! Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash boheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe. Zgjedheni kah po doni me sulmu e shpif se edhe propaganda duhet me pas nje konsistencë.

Ceshtja e Xhamisë së Madhe dhe debati nuk është fetar dhe ne nuk frigohemi nga këto tema. Prandaj mos u mundoni të përfitoni nga këto tema sepse sjemi të ndarë në ” islamista” e “islamofobë”.

Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta. Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të pan-it. Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme