Shpend Maxhuni do ta vazhdojë karrierën në Polici

Dy javë pas dorëheqjes nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni e ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në Policinë e Kosovës.

Maxhuni të mërkurën i është drejtuar Policisë së Kosovës me kërkesën që të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni. Ai nuk e pati arsyetuar dorëheqjen ditën kur e ka dorëzuar këtë pozitë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ditë më vonë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, pati thënë se arsyeja e dorëheqjes së Maxhunit lidhet me “gjendjen e tij shëndetësore”.

Gazeta të mërkurën ka tentuar ta kontaktojë Maxhunin, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Megjithatë, se një kërkesë e tillë është bërë e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim ata nuk kanë treguar se çfarë do të vendoset për këtë kërkesë./KD

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme