Shpërthen bombola e gazit, merr flakë banesa në katin e katërt të një pallati

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë nga flakët dtën e sotme, pas një shpërthimi të bombolës së gazit.


Si pasojë e këtij zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse zjarri është shuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme