Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre në Patos

Shpërthen bombola e gazit në Patos, ndërsa raportohet për tre të plagosur.

Mësohet se bombola ka shpërthyer në një banesë në Grizë Lënginas ndërsa të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Fierit.

Nga shpërthimi raportohet se janë plagosur shtetasit Fatmir Saliaj dhe Ylvie Saliaj, dhe vajza e tyre Daniela Shpërdheja.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme