Shpërthen goma e kamionit, humb jetën punonjësi në Lezhë

Një punëtor në një gomisteri ka humbur jetën pasi ka shpërthyer goma e kamionit që po riparonte. Viktimë sipas burimeve paraprake ka mbetur shtetasi S.M., 53 vjeç, i cili nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Spitenit, përgjatë superstradës Lezhë – Milot. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Deklarata e Policisë

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme