Sekretari i AAK-së Blerim Kuçi ka ngritur dyshime rreth bizneseve të Behgjet Pacollit dhe lidhjeve të tij me Rusinë. Ai ka thënë se koalicioni i ri PDK-AAK-Nisma do t’ia ndal rrugën ndikimit rus në Kosovë. Madje ai e ka quajtur të vogël Behgjet Pacollin para Ramush Haradinajt, përcjell ORAinfo.
Duke folur rreth koalicioneve parazgjedhore, Kuçi ka treguar se kërkesa e AKR-së për të hyrë në koalcion me AAK-në dhe Nismën ka qenë nominimi i tij për kryeministër. Por sipas tij, kjo kërkesë ka qenë e papranushme për zyrtarët e AAK-së dhe Nismës.
“Behgjet Pacolli është i vogël para Ramush Haradinajt. Ne kemi qenë të prerë se nuk bëjmë koalcion me ato parti që nuk pranojnë që Ramushi të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë Kuçi në emisionin imazh, transmeton ORAinfo.
Foto: Blerim Kuçi
Kujtojmë që mbrëmë pak minuta para se të përfundonte afati ligjor për koalicione parazgjedhore, PDK-AAK-Nisma kanë arritur një marrëveshje për koalcion parazgjedhor duke nominuar Ramush Haradinajn për kryeministër. /ORAinfo/