Shpërthen Labi: Nuk luhet me Ramush Haradinajn, ai duhet ta udhëheqë vendin

Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri, e ka shprehur haptazi mbështetjen e madhe që ka për kreun e AAK-së Ramush Haradinajn. Ai thotë se me figurën e Haradinajt nuk duhet të luhet dhe se ai duhet ta udhëheqë vendin.
Kjo deklaratë e Tahirit vjen pas dështimit të seancës së gjashtë për konstituimin e Kuvendit.

“Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Nga ana tjetër, PAN ka kërkuar edhe pak kohë në mënyrë që t’i sigurojnë votat për kryeparlamentarin. Thonë se iu duhet vetëm edhe një votë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme