Një shpërthim është shënuar mbrëmjen e djeshme nga apartamenti i katit të 9-të të një pallati në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela”, në apartamentin e shtetases me iniciale E.A., e cila nuk ndodhej në banesë kur ka shpërthyer lënda plasëse.
Sakaq, janë shënuar dëme materiale për shkak të shpërthimit, si dëmtimi i xhamit dhe vetrata e ballkonit.
Nuk dihet arsyeja e vendosjes së kësaj lëndë plasëse apo se kush janë autorët.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe zbardhjen e plotë të rastit.
NJOFTIM
Informacion paraprak
Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.