Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të martë në Librazhd.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti në pronësi të qytetarit me iniciale G.H., i cili ishte i parkuar në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.
Veprimet paraprake hetimore kanë zbuluar se zjarri është aksidental dhe është shkaktuar si pasojë e një difekti në sistemin elektrik.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak
Në lagjen “Nr 1”, Librazhd, mjeti tip “Golf “, në pronësi të shtetasit G.H., i cili ishte i parkuar në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërishtë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një difekti në sistemin elektrik./GSH