Shpërthen në flakë “Golf-i” në Librazhd, ishte i parkuar në garazh! Çfarë u gjet nga këqyrja paraprake

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të martë në Librazhd.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti në pronësi të qytetarit me iniciale G.H., i cili ishte i parkuar në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Veprimet paraprake hetimore kanë zbuluar se zjarri është aksidental dhe është shkaktuar si pasojë e një difekti në sistemin elektrik.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në lagjen “Nr 1”, Librazhd, mjeti tip “Golf “, në pronësi të shtetasit G.H., i cili ishte i parkuar në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërishtë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një difekti në sistemin elektrik./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme