Shpërthen vullkani në Itali, mbyllet aeroporti i Catanias

Mali Etnës në Itali, vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, shpërtheu të hënën, duke liruar një sasi të madhe hiri në qiell si dhe duke shkaktuar mbylljen e aeroportit Catania në Sicili.

Rreth 130 dridhje të tokës ndodhën, më e fuqishmja prej 4.0 shkallë të Rihterit, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikë i Italisë.

Nuk ka raportime për ndonjë të plagosur.

Vullkani i lartë prej 3,330 metrash mund të shperthejë disa herë gjatë vitit duke hedhur lavë dhe hiri të lartë mbi ishullin mesdhetar. Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme