Shpërthim i fuqishëm në Pejë, dy të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Dukagjinit, Xhevat Ibraj bëri të ditur se dy persona janë lënduar nga ky shpërthim që dyshohet të ketë ndodhur nga një bombol gazi.

Ai bëri të ditur se një kalimtare e rastit është lënduar, si dhe një person tjetër, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Ibraj njoftoi se në vendngjarje kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit.

E plotësuar: Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, saktësisht te ‘Rrokaqielli’.

Policia në Pejë ka konfirmuar për Telegrafin se nga shpërthimi në Pejë dy persona janë lënduar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme