Një shpërthim i fortë ndodhi në pjesën perëndimore të Stokholmit gjatë natës. Sipas raporteve të medias lokale, ka disa të lënduar. Shpërthimi, shkaqet e të cilit ende nuk dihet, ka dëmtuar ndërtesat dhe makinat. Zëdhënësi i policisë suedeze Fredrik Andersson tha se disa njerëz janë të shokuar.
Alarmet e para u dhanë rreth orës 01:10 pas mesnatës në zonën Vinsta të kryeqytetit suedez.
“Është një shpërthim që ka shkaktuar dëme materiale të makinave, shtëpive dhe ndërtesave të tjera”, tha zyrtari i policisë Andersson. Ai shtoi se ka edhe persona të lënduar, ndërsa banorët shfaqen të tronditur.
Zona është bllokuar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi ende nuk dihet se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.