Shpërthim me eksploziv në makinën e biznesmenit në Bulqizë

Mëngjesin e sotëm një tjetër shpërthim ka alarmuar policinë.

Mësohet se një sasi eksplozivi e dyshuar si tritol ka shpërthyer në një makinë në fshatin Fushë Bulqizë.

Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit që është në pronësi të një biznesmeni të kromit.

Burime nga policia thanë se mjeti i përkiste qytetarit me inicialet F. D., administrator i një galerie kromi.

Kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme