Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, në zonën e Mjull-Bathores.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thote policia.
The post Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme të një banese appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



