Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një pallati pranë Bashkisë së Krujës, detajet e para nga ngjarja

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese në Krujë.


Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Krujës, në një pallat që ndodhet pas bashkisë së qytetit.

Banesa ku ka shpërthyer lënda plasëse është e shtetasit Bektash Kani, me profesion roje.

Kani ka deklaruar se nuk ka probleme me ndonjë person. Sipas tij e njëjta gjë vlen dhe për dy djemtë e tij, duke deklaruar kështu se janë njerëz pa konflikte.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme