Një shpërthim ka ndodhur në oborrin e një banese në Divjakë, orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (30 qershor).
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në shtëpinë e shtetasit R.M., 67 vjeç, në fshatin Shënepremte të Divjakës, ku iu hodh një sasi lëndë plasëse.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar përveçse dëme materiale.
Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Kujtojmë se ditën e sotme pati dhe një rast tjetër të shpërthimit të lëndës plasëse në Mirditë, ekzaktësisht në banesën e Ledovik Syziu, vëllait i të cilit akuzohet për vrasje në vitin 1997 por që rezulton i zhdukur.
Njoftimi
Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.