Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit në Shkodër, pranë portës së jashtme të një banese të pabanuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në fshatin Dragoç, Postribë të Shkodrës, në banesën e shtetasit L.H., 49 vjeç.
Prej shumë vitesh në këtë banesë nuk jeton njeri.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e motivit të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.