Shpërthim me tritol në restorant në Kamëz/ Pamjet tregojnë dëmin e shkaktuar! Autori i maskuar fiksohet nga kamerat, hedh lëndën plasëse dhe largohet me vrap! Çfarë deklaruan pronarët

Një shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në restorantin “Perla e Detit” në Kamëz.


Raportohet se tritoli është vendosur në pjesën e mbrape të biznesit në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër me njëri-tjetrin.

Nga shpërthimi janë thyer disa xhama të fasadës së restoranit. Ndërsa kamerat sigurisë kanë fiksuar autorin e maskuar, i cili pasi hedh lëndën plasëse largohet me vrap në këmbë.

Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe s’kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse.

shperthim me tritol biznes kamez2

“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, informuan blutë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme