Në parkingun e Odës Ekonomike në Antalia, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm si pasojë e të cilit kanë mbetur disa persona të plagosur, derisa raportohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulancat.
Një dëshmitar ka thënë se nga shpërthimi janë thyer dritaret dhe se disa persona kanë mbetur të përgjakur, derisa gazetari i agjencisë së lajmeve Dogan raporton se ka shpërthyer një veturë. /Telegrafi/