Shpërthim në Pogradec! Bombola e gazit plagos çiftin e të moshuarve, digjet dhe një pjesë e banesës. Gjendja e të lënduarve

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e kësaj të diele në Pogradec dhe si pasojë e ngjarjes, banesa e një 33-vjeçari me inicialet N.Xh është përfshirë nga flakët.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në fshatin Nizhavec, të Pogradecit, ndërsa banesa është djegur pjesërisht. Sakaq, 33-vjeçari dhe bashkëshortja 30-vjeçarja H.Xh, kanë marrë dëmtime të lehta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Njoftimi i policisë:

Informacion

Më datë 30.04.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Xh., 33 vjeç, ku për pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe kanë marrë dëmtime të lehta, pronari i saj N. Xh. dhe bashkëshortja e tij H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rrethe­ve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme