Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në rrugën “Beqir Kastrati“, në Prishtinë.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit është plagosur një nga anëtarët e familjes i cili më pas është dërguar për mjekim në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në fotografitë e siguruara nga “kallxo.com” shihet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“Rreth orës 10:15 kemi marrë informatë për një shpërthim në rrugën ‘Beqir Kastrati‘ në Prishtinë.
Në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe nga kjo është lënduar një person.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka tënë zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti-Haziraj. /albeu.com/