Mbrëmë pak para mesnatës, rreth orës 23.20, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë ku jeton një familjes serbe.
Shpërthimi, sipas b92, ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, pjesëtarë të policisë së EULEX-it dhe të KFOR-it.
Shpërthim i thuhet të ketë qenë i fuqishëm dhe të jetë dëgjuar në pjesën më të madhe të Mitrovicës veriore.
Tash për tash nuk ka detaje të tjera rreth shpërthimit.