Shpërthime të fuqishme në fabrikën e municioneve në Serbi, evakuohen banorët e punonjësit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në një fabrikë ushtarake municionesh në Serbinë qendrore, duke bërë që banorët atyre pranë të evakuohen. Shpërthimet ndodhën të premten në një depo municioni të fabrikës Sloboda në Çaçak, rreth 140 kilometra në jug të Beogradit.

Zhurmat nisën të dëgjoheshin njëra pas tjetrës dhe u pasuan nga një zjarr i madh që ndriçoi qiellin e natës mbi qytet. Si pasojë e shpërthimit nuk ka raportime për të lënduar, por disa punonjës dhe banorë u evakuuan për shkak të gjendjes së panikut që u krirjua.

Policia thotë se zona është mbyllur ndërsa janë bllokuar edhe rrugët në Çaçak. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.  Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin tha në një deklaratë se situata është “nën kontroll” dhe “gjithçka është e sigurt”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme