Shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit, ku kishte depo që strehonin eksplozivë, thanë agjensia shtetërore e lajmeve NNA dhe dy burime të sigurisë.
Një burim i tretë i sigurisë tha se kishte kimikate të ruajtura në zonë.
Pamjet e shpërthimit të shpërndarë në mediat sociale nga banorët, treguan një kërpudhë tymi që po ngrihej nga rrethi i portit, i ndjekur nga një shpërthim i jashtëzakonshëm.
Kryqi i Kuq i Libanit tha që qindra njerëz u dërguan në spitale për trajtim.
Gjenerali i lartë Abbas Ibra him, drejtues i Sigurisë Gjenerale, është shprehur për mediat libaneze se me shumë mundësi, burimi i shpërthimit ishte një depo në port, ku mbahej material me rrezikshmëri të lartë shpërthimi.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i doganave është cituar të thotë se nitrati ka qenë shkaku i shpërthimit masiv.
Të paktën 10 trupa u dërguan në spitale, tha një burim sigurie dhe një burim mjekësor për Reuters.