Ditën e sotme një bombël gazi ka shpërthyer në katin e dytë të një pallati në Pogradec, duke mbetur e lënduar një e moshuar.
Bëhet fjalë për shtetasen E.P, 71 vjeçe.
Ajo ndodhet aktualisht në Spitalin e Pogradecit dhe po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Uniformat blu sqarojnë se e moshuara fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dëmtimet nga shpërthimi janë të konsiderueshme, teksa nga pamjet shihen dritarja e përfunduar në trotuar dhe plasaritje të mureve.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.