Shpërthimi në Prishtinë që vrau dy njerëz, dënohen katër persona

4 persona janë dënuar me gjithsej 6 vjet e 10 muaj burg për shpërthimin e bombolës së gazit që vrau dy njerëz e plagosi disa të tjerë.

Më 15 mars të vitit 2008 në Prishtinë një bombol gazi që shpërtheu teksa po furnizohej një pompë, kishte shkaktuar vdekjen e Bekim Muharremit dhe Ismajl Sadikut dhe lëndimin e Naser Dragushës, Meriton Demirit dhe Abbade Aylew-it.

Më shumë se nëntë vjet pas këtij shpërthimi, sot Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë dhe dënoi të akuzuarit e këtij procesi.

Muhamet Prapashtica, pronari i kompanisë “M Gas Petrol”, gjatë furnizimit të së cilës shpërtheu bombola,  u dënua me 4 vjet e 10 muaj burg.

Prapashtica në këtë proces gjyqësor akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Besnik Sadiku, pronari i kompanisë “P- Gas”, autocisterna e së cilës po furnizonte pompën kur ndodhi shpërthimi, u dënua me 6 muaj burg.

Edhe Sadiku akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

1 vit burg i shqiptua Ahmet Frangut që në kohën e shpërthimit ishte kryeinspektor i tregut, ndërsa Nafije Osmani, inspektore e tregut u dënua me 6 muaj burg.

Osmani ka mundësi që dënimin e shqiptuar ta kthejë në dënim e gjobë.

Frangu e Osmani ngarkoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi ia kishin mundësuar kompanisë “M-Gas Petrol” dhe “P- Gas” të punojnë pa leje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme