Shpërthimi pranë banesës së Armand Dukës, reagon Meta: Dënoj me forcë aktin terrorist! Të ndalohen dhe të vihen para drejtësisë autorët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit me tritol pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.


Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit e konsideron këtë ngjarje si një akt terrorist dhe kriminal.

Meta u bën thirrje organeve ligjzbatuese që të ndalojnë dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Postimi i Metës:

Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme