Shpërthimi që la të plagosur vajzën e Nasim Haradinajt, fqinjtë: Ajo doli e gjakosur nga banesa

Pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë ditës së djeshme në qytetin suedez Helsinborg, ka mbetur e plagosur vajza e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ky i fundit.
Siç njoftojnë mediat suedeze , para derës së banesës së Ariana Haradinajt, ishte vendosur një eksplosiv i cili shpërtheu dhe la të plagosur atë, transmeton gazetametro.net.

Përveç hetimit teknik, policia trokiti në dërën e fqinjëve dhe bisedoi me ta rreth asaj që ata e dëgjuan dhe panë natën që ndodhi ngjarja.

Fqinjtë kanë thënë për SVT se vajza ka dalur nga banesa duke rrjedhur gjak, pas shpërthimit.

Policia gjithashtu nuk mund të konfirmojnë ende se a ishte vajza e Haradinajt, objekt i shpërthimi, por thonë se bëhet fjalë për një shpërthim tejet të fuqishëm.

Banorët e pronës u evakuan brenda natës në një hotel. Gjatë orëve të mëngjesit ata morën gjërat më të rëndësishme nga banesat e shtëpitë e tyre të banimit.
Ende nuk ka informacione se si është gjendja shëndetësore e Ariana Haradinajt.

Sulm me bombë kundër vajzës së Nasim Haradinajt

Në mëngjesin e djeshëm, më 2 janar 2018, në orën 00:58, në qytetin suedez Helsingborg ndodhi një shpërthim i madh i eksplozivit që ishte vendosur para derës së banesës së vajzës së veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, bëjnë të ditur mediet suedeze

Nga shpërthimi i fuqishëm u plagos Ariana Haradinaj, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe është duke u përgatitur që të fillojë studimet në Suedi. KosovaPress ka kontaktuar prindin e Arianës, z. Nasim Haradinaj i cili është pyetur nëse sulmi ndërlidhet me veprimtarinë e tij politike.
“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi. Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, Tha Haradinaj. Pas trajtimit të plagëve në spital, policia suedeze e ka strehuar Arianën në një vend të sigurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme