Shpëtohen dy turistët e huaj që u bllokuan në malin e Jezercës
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar se dy turistët e huaj që janë bllokuar në Malin e Jezercës për shkak të motit të keq janë shpëtuar.
Peleshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Disa turistë bllokohen në Majën e Jezercës
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se disa turistë kanë mbetur të bllokuar në Majën e Jezercës. Në njoftimin e tyre bëhet se ditur se operacioni i shpëtimit ka filluar.
“Një skuadër e ShkShMK, së bashku me autoritetet shqiptare ka filluar operacionin e shpëtimit të turistëve të bllokuar në majën e Jezercës”, thuhet në njoftim./21Media