Shpëtohen nga përmbytja disa pensionistë në Teksas

Pesëmbëdhjetë persona të moshuar janë shpëtuar nga përmbytja në një shtëpi të pleqve në Teksas, pasi fotografia në të cilën u shfaqen ata të ulur në ujë u përhap në mediat sociale.

Skena tronditëse erdhi pasi vendi u godit nga uragani Harvey dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në të gjithë vendin, transmeton portali arbresh.info

Pesë përsona kanë humbur jetën si pasoje e përmbytjeve që janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm.

Uragani Harvey është konsideruar si një ndër stuhitë më të fuqishme që ka goditur Teksasin gjatë 50 viteve të fundit.

Pritet që numri i viktimave të rritet pasi stuhia ka nxitur rritjen e baticës dhe tornadove, ndërsa në disa rajone shiu pritet të mos ndalet për një javë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme