“Nikolla Gruevski dikur ishte modernator i Maqedonisë. Pastaj u shndërrua në sundues ultranacionalist, i cii do ta fus vendin e tij në kaos – që të mos burgoset”, shkruan magazina gjermane “Shpigel”, njofton Portalb.mk.
Në shkrimin për gjendjen në Maqedoni, gazeta e përshkruan metamorfozën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, nga një ekonomist shpresëdhënës deri te një populist ultranacionalist.
“Gruevski është shndërruar në populist-ultranacionalist i cili sundon me metoda kriminele: nga zgjedhjet kriminale nëpërmjet korrupsionit dhe spiunimit deri te vrasjen e dyshuara politike. Maqedonia nga vendi shembull, u bë vendi më eksploziv në rajon”, shkruan “Shpigel”.