Dikur i shihnim vetëm në filmat e fantashkencës. Sot janë realitet. Makina e parë fluturuese mori licencën pak ditë më parë në Sllovaki. BBC ka sjellë pamjet në foto dhe video, kur mjeti fluturon me një shpejtësi mbi 160 km për orë dhe lartësi mbi 2,500 metra. Makina-aeroplan hibrid, e tipit AirCar është e pajisur me një motor BMW dhe punon me karburant të rregullt me pompë benzine.
I duhen vetëm dy minuta e 15 sekonda për t’u shndërruar nga makinë në avion. Për të marrë certifikimin ajror makinës fluturuese i nevojiten 70 orë testime fluturimi dhe më shumë se 200 ulje-ngritje,-tha kompania krijuese. Shiko videon më poshtë:
“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase. Është zyrtare dhe konfirmimi përfundimtar i aftësisë sonë për të ndryshuar përgjithmonë udhëtimin mes distancave”, shprehet krijuesi i tij, Prof Stefan Klein.
Fluturimi i parë për makinën avion ishte në qershor dhe zgjati 35-minuta në total. Kompania krijuese e Aircar tha për BBC se fluturimi i radhës për të mendohet të jetë Londër-Paris.
Dr Steve Wright, hulumtues i lartë në sistemet e avionëve, në Universitetin e Anglisë Perëndimore, tha se lajmi për krijimin e Aircar ishte një hap i mirë në këtë industri, duke u shprehur optimist për kompanitë e tjera. Ai gjithashtu shtoi se ka akoma shume punë për te bëre ne këtë drejtim.
Kompani të tjera po punojnë dhe po zhvillojnë gjithashtu automjete që në të ardhmen edhe do mund të fluturojnë dhe të lëvizin në rrugë.