Shporta e Vitit të Ri, OEMVP: Nuk ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve

Gazetare: Ajnur Bafqari

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) nuk pajtohet se ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve sa i përket shportës së vitit të ri. Mendi Qyra, thotë se informatat që vijnë nga kompanitë, anëtarë të Odës, thonë se nuk ka truke dhe manipulime. Thotë se nuk janë të mirëseardhura as kërcënimet nga ana e autoriteteve të pushtetit për masa eventuale.

“Kërcënimet nuk besoj nuk do të jenë të mirëseardhura, për arsye se ne kemi edhe anëtarë të odës ekonomike të cilët na potencojnë, e verifikojnë atë që qëndrojnë pas asaj që e kanë thënë”, deklaroi Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Për Odën masat për ngrirje të çmimeve apo përkufizim të marzhës, janë të papranueshme, pasi ata përsërisin se e mbrojnë tregun e lirë. Kryetari i Odës u bën thirrje kompanive që kanë marrë për obligim të ulin çmimet, t’i përmbahen marrëveshjes, sidomos deri me 15 janar.

“Ne si Odë ekonomike e mbrojmë gjithmonë tregun e lirë dhe nuk jemi me atë që masat e parakohëshme që morri qeveria e kaluar dhe kjo qeveri në fillim, domethënë ngrirjen e çmimeve që nuk jemi për atë”, tha Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Kryeministri Mickoski, por edhe ministri i Ekonomisë, Durmishi ditëve të fundit dolën me konstatime se janë hasur rritje të çmimeve të produkteve bazë deri në 25 përqind, duke i cilësuar si manipuluese dhe çnjerëzore. Autoritetet paralajmëruan masa më rigoroze si përkufizim të marzhës ose ngrirje të çmimeve. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme