Shporta shkollore premton lehtësim, prindërit thonë: “Ku është?”

Nxënësit u rikthyen në bankat shkollore, ndera për prindërit kjo periudhë nënkupton edhe shpenzime shtesë për përgatitjen e fëmijëve , me pajisjet e nevojshme. Çanta, fletore, lapsa dhe pajisjet tjera janë pjesë e listës së shpenzimet para fillimit të vitit të ri shkollor.

Janë pak të larta, duhet të janë më të volitshme, më të lira çmimet. Po thonë që kanë marrë masa, po nuk  vërehen këto masa aspak, duhet të janë më të lira, duhet të janë për nxënësit çmimet më të volitshme më të mira, secili vit shkollor që vjen na zë pa përgatitur. Po ndikon, ndonjë ka nxënës më shumë në shtëpi, ndikon më shumë, tha një qytetar.

Për disa qytetarë, çmimet  vazhdojnë të jenë të larta dhe ulja e paralajmëruar nuk është dukshme sa duhej. Qytetarët thonë se familjet me të ardhura më të ulta nuk mund t’i blejnë të gjitha pajisjet e nevojshme menjëherë.

Mendoj se çmimet e pajisjeve shkollore këtë vitë janë më të lira nga masat e qeverisë që mori, do bëhet më lirë, shpresoj që do ndikoj edhe më lehtë në xhepin e qytetarit po ndikon , ndërkohë ata që kanë ardhje të ulëta te ata ndikojnë pasi që nuk kanë shumë, dhe mundësi të mëdha që të arrijnë të i realizojnë gjitha përnjëher, duhet nga pak nga pak që të i rregullojnë të tjerat, tha një tjetër qytetar.

Qeveria ka vendosur masa për zbutjen e çmimit të pajisjeve shkollore, me çka tregtarët me shumicë obligohen t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10%, ndërsa tregtarët me pakicë obligohen të sigurojnë ulje prej të paktën 15%.

The post Shporta shkollore premton lehtësim, prindërit thonë: “Ku është?” appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme