Shprehia e pazakontë e Trumpit, shikoni si i lëvizë gjësendet në tavolinë gjatë takimeve me zyrtarë të ndryshëm (Foto/Video)

Një video e pazakontë e postuar në mediat sociale është duke bërë xhiron e botës, për faktin se në të shihet presidenti amerikan Donald Trump, i cili gjatë çdo takimi me zyrtarë lëvizë gjësendet që i ka në tavolinë.

Kjo shprehi e tij nuk i ka shpëtuar syrit të kameramanëve të cilët kanë bërë një video, ku në shumë raste Trump shihet duke i lëvizur gotat, dokumentet e gjëra tjera që i ka pranë vetes gjatë takimeve me zyrtarë të ndryshëm, transmeton Telegrafi.

Sipas komentuesve të shumtë, duke se presidenti amerikan nuk është i kënaqur me renditjen e gjësendeve dhe kështu vazhdimisht i rregullon ato si mendon ai se është më së miri.

Shumë ekspertë të gjuhës së trupit besojnë se lëvizja apo shpërndarja e gjësendeve të ndryshme në tavolinë, nënkupton autoritet. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme