Ndonëse deputetët e Listës Serbe javën e kaluar janë ulur në ulëset e opozitës në Kuvend, zyrtarët e Qeverisë ende shpresojnë se ministrat e partisë më të madhe serbe do ta vazhdojnë punën në ekzekutiv.
Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pret që Lista Serbe ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin për t’u larguar nga Qeveria.
“Shpresoj që Lista Serbe do ta ketë një pozicion më racional dhe do ta rishqyrtojë vendimin e vet”, ka thënë Matoshi.
Matoshi madje nuk është përgjigjur nëse po planifikojnë t’i zëvendësojnë ministrat e Listës Serbe me arsyetimin se po presin që ky subjekt politik ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin për dalje nga koalicioni qeverisës.
Gazeta “Zëri” ka bërë përpjekje të vazhdueshme që për këtë çështje t’i kontaktojë edhe drejtuesit e Listës Serbe, por këta të fundit nuk janë përgjigjur nëpërmjet telefonit.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se drejtuesit e Qeverisë do t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat Listës Serbe në këmbim të kthimit të tyre në koalicio