Shqetësohen banorët, Serbia edhe sot dërgon avionët luftarakë mbi Preshevë

Avionët ushtarakë të Serbisë edhe sot kanë shqetësuar banorët e Preshevës.

Që nga mëngjesi, aeroplanët luftarakë kanë fluturuar mbi Luginë shumë afër vijës kufitare.

Në këtë video të siguruar nga Indeksonline, shihen avionët të cilët ende janë të pranishëm atje.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për sigurinë e tyre atje.

Edhe ditën e mërkurë, avionët luftarakë të Serbisë janë parë mbi Luginën e Preshevës. Atë ditë, KFOR-i përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme