Prej një jave Jugu i Shqipërisë është goditur nga 26 tërmete. Kjo është një zonë aktive në aspektin tektonik shpjegojnë sizmologët, të cilët thonë se lëkundjet vijojnë. Specialistët nuk përjashtojnë edhe goditje me intensitetin e atyre të ditëve të shkuara.
Lëkundjet e tokës vijojnë në jug të vendit, ndërsa sizmologët tregojnë se ato do të zgjasin deri në relaksimin e plotë të zonës në aspektin tektonik.
Goditjet janë më të lehta se ato të regjistruara në datat 14 dhe 20 maj në zonën e Vermikut megjithëkëtë specialistët nuk përjashtojnë mundësinë e riaktivizimit të një tërmeti me intensitetin e ditëve të shkuara.
“Gjykuar nga ecuria e pasgoditjve, mangnituda është në rënie, por nuk përjashtohet riaktivizimi, sërish në këtë zonë ose në një tjetër fqinj”.
Kjo zonë sipas sizmologëve ështëe aktive në aspektin tektonik.
“Efekti njihet në mbarë botën kryesisht në zona me ndërtim gjeologjik të tillë. Jemi pranë vatrës së tërmetit të Tepelenës rënë në vitin 1920 me magnitude 6.4 që shkaktoi dëme të konsiderueshme deri në kështjellën e Beratit dhe pranë atij të Qafës së Llogarasë në vitin 1930 edhe ky tërmet me pasoja”.
Në një jave jugu i vendit është goditur nga 26 tërmete. Me intensitet më të lartë ka qenë ai me magnitudë 4.2 i shkallës rihter i regjistruar mesditen e 14 majit dhe tërmeti me magnitudë 4.5 gradë i shkallës rihter më 20 maj. Të shtunën shpjegojë sizmologët kemi pasur të bëjmë me një çift tërmetesh që kanë goditur zonën në të njëjtën kohë prandaj ndjeshmëria dhe dëmet e shkaktuara kanë qenë më të mëdha. /ABC news