Shqipëri, 6 vatra zjarri aktive, flakët vijojnë të djegin Malet në Kukës e Pukë

Situata me zjarret në Shqipëri është disi më e qetë pavarësisht se ende janë 6 vatra aktive. Situata paraqitet me problematike në rrethin e Pukës ku forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga një helikopter po përpiqen të shuajnë një vatër zjarri ne malin e Tërbunit. Vatrat e zjarrit në Majën e Rrunës vijojnë ende të jenë aktive në Lakun e Mollave dhe Lakun e Thive, por pa rrezik për banesat. Dëmet në pyje janë të jashtëzakonshme.

Nga SYRI TV

Zjarret vijojnë të jenë aktive në vendin tonë duke shkrumbuar kështu çdo gjë që iu del përpara. Pavarësisht se është ndërhyrë nga toka dhe nga ajri Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive të zjarrit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.

Në vatrat në Majën e Rrunës dhe një vatër në Malet e Tërbunit në Pukë zjarri vijon të jetë aktiv por për shkak të terrenit të thepisur e të vështirë ndërhyrja është e mundur vetëm nga ajri.

Ndërkohë gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të ulët dhe strukturat janë në ndjekje të situatës.

Në ‘Majën e Rrunës’, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët. Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren. Situata është në monitorim. Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë.

Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri, ndërsa situata është në ndjekje.Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Dy vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre, por me intensitet të ulët në fshatin Radat, bashkia Dropull. Edhe aty ka filluar sërish operacioni për shuarjen e flakëve.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme