Shqipëri: “Duhet të vinin 20 respiratorë por erdhën vetëm 5”- Mjeku Vargu: Mashtrimet me tenderin

Mjeku i njohur Petrit Vargu thotë se nga 20 respiratorë që duhet të vinin në Spitalin “Shefqet Ndroqi” i kthyer në spital Covid-2, kanë mbërritur vetëm pesë.

Ai thotë se respiratorët zyrtarisht prodhohen në Kinë ndërsa paketohen në Gjermani.

Postimi i plotë i Petrit Vargut:

SKANDAL ME TENDERIN E RESPIRATOREVE

Kur shteti mashtron! Sot ministrja e shendetesise deklaroi qe u dyfishua numri i respiratoreve ne sanatorium. Pa thene numrin sesa respiratore erdhe. Ne baze te kontrates sot duhej te vinin 20 respiratore, por erdhen vetem 5. Dhe firma duhet te marre penalitete te renda pasi ka fituar tenderin duke deklaruar qe dje duhej te kishin sjelle 20 cope.

Megjithate ministrja kete e quan sukses. Duhet te theksojme qe kjo firme me prodhime kineze ishte me e shtrenjte se firma e madhe amerikane Respironix.

Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetin Shenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient. Cuditerisht, firma shqiptare eshte marre me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekesore ne QSUT ne momentin kur Enkelejd Joti eshte bere drejtor i QSUT-se dhe nuk ka asnje inxhinier te specializuar ne kete fushe.

Ky mendohet qe mund te jete shkaku qe tenderi i respiratoreve u shpall nje muaj me vonese.

petrit

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme