Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Korçë.
Në mbledhjen e katërt me radhë në agjendë do të jetë nënshkrimi i disa marrëveshjeve.
Ndryshe, mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015 në Tiranë.
Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, por në Prishtinë, ndërkaq sot do të mblidhen në Korçë.